Bleu në karburant me kartmonedha false, arrestohet turku në Fier

Aktualitet

Bleu në karburant me kartmonedha false, arrestohet turku në Fier

Nje shtetas turk u arrestua ne Fier pasi ka blere ne karburant me kartmonedha false.

Njoftimi:

Bleu karburant me kartëmonedha false(dollarë), identifikohet dhe vihet në pranga 22-vjeçari turk.

Pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Çermë e Sipërme, se një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit, me kartëmonedha false(dollarë), Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin.

Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. O., 22 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjet të cilin ky shtetas e kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një kartëmonedhë 100 dollarëshe, e dyshuar e falsifikuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion