Bankat ‘dorështrënguara’, rrisin kërkesën për kolateral! Janar-nëntor 2025 u mor 590 mln € kredi për blerje banese

Aktualitet

Bankat ‘dorështrënguara’, rrisin kërkesën

Bankat po u kërkojnë më shumë kolateral qytetarëve që kërkojnë të marrin kredi për blerje banese. Një raport i Bankës së Shqipërisë tregon se huaja për blerje shtëpie do të jetë e vështirë edhe për vitin 2026 për shkak edhe të kufizimeve që ka caktuar banka prej korrikut të vitit të kaluar.

Edhe 2026-ta pritet të jetë e vështirë për të gjithë qytetarët që kërkojnë të blejnë shtëpi përmes një kredie bankare.


Në raportin e Bankës së Shqipërisë thuhet se viti 2025 është mbyllur me shtrëngim të kushteve që aplikojnë bankat për aprovimet e kredive për blerje banese, ndikuar edhe prej kufizimeve që janë vënë nga banka qendrore prej 1 korrikut 2025.

“Kufizimet uniforme të vendosura në korrik të vitit 2025 nga Banka e Shqipërisë mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së disbursuar dhe mbi raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave në kreditë e reja për pasuritë e paluajtshme, u raportuan po ashtu nga bankat si faktorë që vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Qytetarëve thotë Banka e Shqipërisë po ju kërkohet më shumë kolateral në mënyrë që të marrin kredi për blerje banese.

“Shtrëngimi i kushteve e termave të kreditimit u krye nëpërmjet kërkesave më të larta për kolateral në raport me kredinë e marrë me qëllim financimin e blerjes së banesave”, vijon më tej raporti.

Shkaku kryesor për këtë rritje të kërkesave nga bankat për dhënie të kredive janë tavanet e caktuara nga Banka e Shqipërisë. Prej 1 korrikut kur një qytetar kërkon kredi në lekë për të blerë banesën e parë, banka mund të japë deri në 85% të vlerës së pronës, ndërsa për shtëpinë e dytë e në vijim deri në 80%.

Kufizimi tjetër është për këstet mujore të kthimit të kredive. Për huatë në lekë kësti mujor nuk duhet të jetë më shumë se 40% e të ardhurave të kredimarrësit, ndërsa për kredinë e dytë etj, ulet në 35%.

Tavanet janë më të ulëta për kreditë në valutë, përkatësisht në 75% dhe 70% të vlerës së pronës në varësi të blerjes nëse është banesë e parë apo e dytë. Kurse këstet janë sa 35% e totalit të të ardhurave të individin për huanë e shtëpisë së parë, dhe 30% kur është kredi për të blerë një pronë të dytë apo më shumë.

Stoku i kredive për blerje banese sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë është 2 miliardë euro, ndërsa vetëm për 11 muajit e 2025-ës në total u dhanë 590 milionë euro hua të reja po për këtë qëllim./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion