Biznesi u shkatërrua nga tritoli, reagon menjëherë policia me detajet

Aktualitet

Biznesi u shkatërrua nga tritoli, reagon menjëherë policia me

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi pak minuta më parë në një mobileri në fshatin Arremares, në Fushë Krujë.

Një sasi lëndë plasëse e vendosur në pjesën e pasme të mobilerisë ka shkaktuar të dëme të mëdha materiale.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po ashtu bën me dije se vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ëve.

Godina ishte marrë me qira nga Desar Çangu nga Laarushk, i cili është vëllai i dhëndrit të pranarit të ndërtesës, Bujar Caraci.

Njoftim:

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor “Fushë Krujë-Tiranë”, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobileri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion