Biznes, ndërtesë dhe tokë, sekuestrohen pasuritë e paligjshme të dënuarit për trafik droge

Aktualitet

Biznes, ndërtesë dhe tokë, sekuestrohen pasuritë e

Tre pasuri të paligjshme janë sekuestruar nga Prokuroria e Sarandës në pronësi të një 44-vjeçari me iniciale R.L.

Sarandë/ Vihet sekuestro mbi 3 pasuri të paluajtshme në pronësi të një shtetasi, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, në vijim të punës për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtari të paligjshme/kriminale, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas një pune të detajuar hetimore dhe gjurmuese, ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të dyshuara me burim kriminal.      

Në këtë kuadër, u vu sekuestro mbi pasuritë e shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, konkretisht:  

 

               •             1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²;

               •             1 truall me sipërfaqe 100 m²;

               •             1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh.

 

Hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të shtetasit R. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion