Bilanci tragjik në Liban pas sulmeve ajrore izraelite, mbi 492 njerëz të vrarë

Aktualitet

Bilanci tragjik në Liban pas sulmeve ajrore izraelite, mbi 492 njerëz

Së paku 492 njerëz janë vrarë si pasojë e bombardimeve të ashpra izraelite ndaj shënjestrave të Hezbollahut në Liban, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit të martën.

Ushtria izraelite kreu të hënën sulme të mëdha intensive ndaj Hezbollahut – grupit militant të shpallur oranizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. E hëna ishte dita më vdekjeprurëse e konfliktit atje në 20 vjetët e fundit.

Mijëra familje kanë ikur nga shtëpitë e tyre, gjithashtu. Ushtria Izraelite tha se i goditi 1.600 shënjestra të Hezbollahut në përpjekje për ta shkatërruar infrastrukturën që ky grup i armatosur e kishte ndërtuar pas luftës së vitit 2006.

ME TE LEXUARAT