Rëndohet bilanci i zjarrit në diskon maqedonase, 59 të vdekur e 155 të plagosur

Kosovë&Rajon

Rëndohet bilanci i zjarrit në diskon maqedonase, 59 të vdekur e

Rendohet bilanci i tragjesise pas zjarrit ne diskoteke ne Maqedonine e Veriut.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski para pak çastesh deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, derisa numri i të lënduarve është rritur në 155.

Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic.

Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.

Toshkovski ishte shumë i përmbajtur në deklaratën e tij nën arsyetimin se hetimi është në rrjedh dhe se nuk dëshiron të dëmtoj procesin.

“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.

Bilanci i zjarrit në diskon maqedonase, 51 të vdekur e mbi 100 të plagosur

Rëndohet bilanci i zjarrit në diskon maqedonase, 59 të vdekur e

Të paktën 51 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.

Numri i të plagosurve deri më tani është 152, ku një pjesë e tyre janë transferuar nga Koçani në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve, 18 pacientë janë në gjendje kritike, tre prej të cilëve në Repartin e Kirurgjisë Pediatrike, shtatë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe tre në Spitalin e Vjetër të Qytetit.  

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga banda e famshme maqedonase DNA.

Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me adoleshentë dhe të rinj.

ME TE LEXUARAT