Bilanc lufte në 48 orë për shkak të aksidenteve/ Humbën jetën 5 persona në fundjavë, disa të plagosur rëndë

Aktualitet

Bilanc lufte në 48 orë për shkak të aksidenteve/ Humbën

Kjo fundjavë ka shënuar një bilanc tragjik të viktimave në rrugë. 5 persona kanë gjetur vdekjen në aksidente rrugore mes tyre babë e bijë, teksa mjeti me të cilin udhëtonin ra në kanal pranë fshatit Gocaj në Lezhë.

Anton Keçi 54 vjeç mjek dhe vajza e tij Bora Keçi 19 vjeçe studente e mjekësisë u gjetën nga policia disa orë më pasi djali kësaj familje denoncoi zhdukjen e babait dhe motrës.

Dyshohet se aksidenti ndodhi në orët e pasdites, teksa babë e bijë ktheheshin nga puna ku angazhoheshin me kohë të pjesshme në Kampin e Refugjatëve në Gjadër. Mendohet se aksidenti i rëndë ndodhi për shkak të humbjes së kontrollit të mjetit nga 19-vjeçarja.

Mbrëmja e së shtunës shënoi një tjetër aksident tragjik. Në aksin Elbasan Librazhd pranë fshatit Labinot mjeti i cili drejtohej nga një 45-vjecar ka dalë nga rruga e për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ndërsa është plagosur bashkëshortja që udhëtonte me të.

E premtja gjithashtu u mbyll me 2 viktima duke e çuar në 5 numrin në dy ditë. Në aksin Elbasan-Cerrik një 28-vjeçar gjati vdekjen e menjëhershme pas përplasjes së fortë të  mjetit me të cilin udhëtonte  me një tjetër automjet.

Po aq e fortë ishte përplasja në rrugën Fushë Krujë-Milot prej së cilës u copëtua tërësisht një mjet ndërsa gjeti vdekjen pasagjerja që udhëtonte në të. Në të tilla rrethana policia bën apel për kujdes të shtuar dhe respektim të normave të shpejtësisë, e cila në shumicën e rasteve rezulton shkaku kryesor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion