Bie sistemi i doganës greke, pritje prej 3 orësh në Kapshticë

Prej rreth 3 orësh sistemi i pikës kufitare greke në Krystallopigi ka dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa për qytetarët që hyjnë apo dalin nga Greqia përmes Kapshticës.
Sipas udhëtarëve që ndodhen në kufi, defekti në sistemin e palës greke ka sjellë bllokimin e përkohshëm të procesit të kontrollit, ndërsa radhët janë shtrirë edhe në zonën neutrale kufitare. Qytetarët raportojnë se pop resin prej më shumë se tre orësh në temperatura që arrijnë deri në 30 gradë Celsius.
Ata shprehen gjithashtu se nuk kanë marrë sqarime zyrtare nga autoritetet greke lidhur me shkakun e problematikës apo kohën e rikthimit të normalitetit.
Ndërkohë, pala shqiptare në pikën kufitare të Kapshticës raportohet se po funksionon normalisht dhe pa probleme në përpunimin e udhëtarëve.


