Bie aksidentalisht në humnerë, forcat zjarrfikëse i shkojnë në ndihmë 50-vjeçarit në Mallakastër (EMRI)
Lajmifundit
/
25 Gusht 2026, 20:30
Aktualitet

Një 50-vjeçar nga fshati Kapaj i Mallakastrës, i identifikuar si Fluturim Salobehaj, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, nga një lartësi prej rreth 50 metrash.
Për pasojë, ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit. 50-vjeçari është nxjerrë nga humnera nga shërbimet zjarrfikëse dhe, sipas informacioneve paraprake, është jashtë rrezikut për jetën.
Ai po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Fierit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.


