Bie masivi shkëmbor me inerte nga mali Trebeshina, bllokohet aksi Ura e Dragotit
Lajmifundit
/
14 Janar 2025, 16:01
Aktualitet

Një masiv shkëmbor me inerte ka rënë nga lartësitë e malit Trebeshina.
Si pasojë, është bllokuar aksi nacional Ura e Dragotit-Këlcyrë.
Mësohet se fatmirësisht nuk ka dëme materiale.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore dhe emergjencat civile, të cilat janë duke larguar inertet.


