Bie aksidentalisht në pus dhe mbytet 74-vjeçari në Fier
Lajmifundit
/
23 Mars 2021, 12:50
Aktualitet

Një 74-vjeçar ka humbur jetë, pasi ka rënë aksidentalisht në pus teksa po punonte.
" Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qënë duke punuar.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.


