Berisha për aksidentin tragjik në Këlcyrë: Ditë zie dhe dhimbjeje

Aktualitet

Berisha për aksidentin tragjik në Këlcyrë: Ditë zie dhe

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook në lidhje me aksidentin tragjik, të ndodhur mëngjesin e sotëm në Këlcyrë.

Berisha shprehet se dita e sotme është një ditë zie dhe dhimbjeje.

Gjithashtu, lideri demokrat dënon indiferencën e plotë të shtetit ndaj pasigurisë së jetës, si edhe politikën e shpopullimit të narkoqeverisë shqiptare.

“Ditë zie dhe dhimbje!

Makina bie në Vjosë tetë të vdekur!

Miq, sot herët në mëngjes automjeti me 8 vetë brenda, ndër të cilët 7 emigrantë, ra në Vjosë, në Kylcyrë dhe të tetë personat humbën jetën. Tragjedi e vërtetë! Zi e rëndë!

Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjeve të këtij aksidenti tragjik, lutem të gjejnë forcë për të përballuar këtë gjëmë të rëndë. Dënoj pasigurinë e madhe të sistemit rrugor të vendit, indiferencën e plotë të shtetit ndaj kësaj pasigurie dhe politikën e shpopullimit të narkoqeverisë shqiptare.”, shkruan Berisha

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion