Berisha: Kosova shembulli i demokracisë! Shqipëria vendi i narkoshtetit

Politikë

Berisha: Kosova shembulli i demokracisë! Shqipëria vendi i

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka krahasuar vendin tonë me Kosovën, teksa është shprehur se kjo e fundit zë vendin e saj në këtë tempull demokracie si vendi më demokratik i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha tha se Kosova është vendi i shtetit ligjor, i gjyqësorit funksional dhe nuk është vendi i narkoshtetit si Shqipëria.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës:

Por miqtë e mi, Kosova sot zë vendin e saj në këtë tempull demokracie si vendi më demokratik i Ballkanit Perëndimor.

Si vendi shembull demokracie për Ballkanin e autokratëve, kleptokratëve, diktatorëve.

Kosova në të gjitha vlerësimet qëndron dhjetëra e dhjetëra shkallë mbi Shqipërinë, e cila renditet ndën diktaturën komuniste të Vietnamit.

Kosova është vendi i shtetit ligjor, i të drejtave qytetare, i gjyqësorit funksional dhe nuk është vendi i narkoshtetit, i vjedhjes 100 përqind të prokurimeve publike.

Nuk është vendi i Dumanëve dhe i Zamanëve, parzmore e shpifur e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Ndaj dhe të urojmë ne nga zemra qytetarët e Kosovës, autoritetet e Kosovës, institucionet e Kosovës për këtë arritje që bën krenar çdo shqiptar.

Të urojmë mbarë shqiptarët.

Miqtë e mi, demokracia në Kosovë ka një mësim të madh: mbrojtja e saj.

Në Shqipëri, demokracia është në rrënim të plotë.

Në Shqipëri, droga, krimi, vjedhja në aleancë me pushtetin, diktojnë fatin e qytetarëve shqiptarë.

Diktojnë të sotmen, të nesërmen, të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.

Sot ka një kushtrim që buron nga zemra e çdo shqiptari për çdo opozitar: të ngrihemi për shpëtimin e të sotmes, të ardhmes, fatit tonë si qytetarë të lirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion