Berisha: Jam në arrest shtëpie se denoncova korrupsionet e Ramës

Aktualitet

Berisha: Jam në arrest shtëpie se denoncova korrupsionet e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për simpatizantët e tij të mbledhur në “Rrugën e Shpresës”, duke i kujtuar se u mbush një muaj që ka nisur ky aksion.

Berisha shprehet se viti nisi në Shqipëri njëlloj si në Ugandën e Musevenit, Bjellorusinë e Lukashenkos, Teheranin e Ajatollahëve.

Ai shton se, Rama i tmerruar nga beteja në Parlament, nga denoncimet e vjedhjeve të familjarëve dhe ka qëndrimi i simpatizantëve të tij, zgjodhi që të vendosë në arrest shtëpie ish-kryeministrit, duke besuar se në këtë mënyrë ai do të heshtë zërin e tij.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kreu i organizatës kriminale të qeverisë shqiptare vendosi në arrest liderin e opozitës, duke i dhënë kështu opozitës shqiptare, pluralizmit politik, goditjen më të rëndë.

Duke spostuar Shqipërinë nga hapësirat euro-atlantike në hapësirat despotike diktatoriale.

Kjo ishte sigurisht një goditje shokuese për të gjithë demokratët dhe opozitarët shqiptarë.

Edi Rama, i tmerruar nga beteja në parlament, i tmerruar nga fuqizimi i opozitës, denoncimi i përditshëm i aferave të tij kriminale, vjedhjes së shekullit, Dubai City-t të Durrësit, PPP-ve të tij.

I tmerruar nga denoncimet e vjedhjeve familjare, me familjen e tij të ngushtë.

I tmerruar nga qëndrimi juaj, zgjodhi të vendosë në arrest shtëpie Sali Berishën.

Duke besuar se në këtë mënyrë ai do heshtë zërin e tij.

Miqtë e mi, vendosja në regjim arresti të një njeriu, për të cilin nuk ka asnjë fakt, asnjë provë, asnjë dokument, asnjë firmë që të faktojë se ka shkelje më minimale të ligjit, asnjë dëshmi që të faktojë se ka bërë presionin më të vogël, dëshmon karakterin fund e krye politik, dëshmon një akt frikacak të Edi Ramës.

ME TE LEXUARAT