Berat/ Shisnin kokainë dhe kanabis në doza, në pranga 40-vjeçari! Nis hetimi për bashkëpunëtorin

Aktualitet

 

Berat/ Shisnin kokainë dhe kanabis në doza, në pranga

Berat - Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë pasi shisnin kokainë dhe kanabis në doza.

Ata u kapën nga uniformat blu teksa ishin duke lëvizur me makinë në aksin rrugor “Dimal-Kuçovë”.

Lënda narkotike e gjetur nga kontrollet në automjet u sekuestrua si provë materiale.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se 2 shtetas lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Dimal-Kuçovë”, për të shitur lëndë narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat mundësuan lokalizimin dhe ndalimin e automjetit të dyshuar, me drejtues shtetasin N. Ç., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. Q., 28 vjeç.

Nga kontrolli në këtë automjet u gjetën sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen nga 2 shtetasit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, 40-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa 28-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion