Berat/ Ambulanca me pacient përplaset me kamionçinën, disa të lënduar

Aktualitet

Berat/ Ambulanca me pacient përplaset me kamionçinën, disa

Një aksident me pasojë lëndimin e disa personave është shënuar pasditen e sotme  ne lagjen “30- Vjetori”, në Berat.

Një ambulancë, teksa transportonte me urgjencë për në spital një pacient, është përplasur me një automjet tip Ford kamionçinë.

Të përfshirët në aksident, drejtuesit e automjeteve, mjekët që ndodheshin në ambulancë dhe pacienti kanë marrë disa plagë të lehta dhe janë regjistruar disa dëme materjale.

Mësohet se mjeti tip kamionçinë ishte mbushur me bombula gazi në momentin kur mendohet se ka dalë nga një rrugë dytësore dhe i ka prerë rrugën ambulancës. Pas aksidentit,bombulat e gazit janë hequr me shpejtësi nga një tjetër automjet,për të shmangur rrezikun e ndonjë shpërthimi të mundshëm.

Në vendngjarje ka arritur menjëherë policia, për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion