Behgjet Pacolli e Halil Kastrati bëhen bashkë, gati për t’i ofruar shtëpi e ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku

Aktualitet

Behgjet Pacolli e Halil Kastrati bëhen bashkë, gati për t’i

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada, Donat Syla.

Në fokus te diskutimit të tyre ka qenë gjendja e rëndë e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku.

Po ashtu, përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli bëri të ditur gatishmërinë e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacionit “Behgjet Pacolli” për të ofruar një shtëpi për Parashqevi Simakun dhe për të mbuluar të gjitha shpenzimet e nevojshme për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri.

“Kjo është një mundësi për shoqërinë tonë të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion