BE dhuron 90 milion asistence ekonomike për Shqipërinë

Komisioni Europian në emër të BE-së, ka disbursuar sot 90 milion euro për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MFA) lidhur me COVID-19, zyra e BE në Tiranë.
Shqipëria është i teti vendi që merr një disbursim nga paketa emergjente e Ndihmës Makro Financiare prej 3 miliardë eurosh për dhjetë vende partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ato të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.
Transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit me Shqipërinë,I nënshkruar në tetor të vitit të kaluar, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të plotësohen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion €.
Përmes kësaj ndihme, BE-ja shpreh solidaritetin e saj në krah të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto kohë të vështira.


