Baste sportive në lokal, pranga 30-vjeçarit në Sarandë, procedohet një tjetër

Aktualitet

Baste sportive në lokal, pranga 30-vjeçarit në Sarandë,

Një 30-vjeçar është arrestuar teksa një 43-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia në Sarandë.

Këta persona u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Gjatë kontrollit në lokalin e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 celularë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.


Njoftimi i policisë:

Sarandë/Kontrolle të befasishme në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit. Arrestohet 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, pasi u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati, me celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve të befasishme në ambiente të ndryshme, konstatuan se në një lokal në lagjen nr. 1, organizoheshin lojëra fati të paligjshme.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit në lokalin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 celularë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 43 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion