Bashkëpunim me Suel Çelën? SPAK kontrolle në disa biznese në Elbasan, hetohen tenderat

Aktualitet

Bashkëpunim me Suel Çelën? SPAK kontrolle në disa biznese

SPAK ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe biznese në qytetin e Elbasanit. Mësohet se urdhri është dhënë nga prokurorët që po hetojnë organizatën kriminale të Suel Çelës. Burime thanë se kontrolle janë ushtruar në zyrat e biznesit të Nazif Bajrami, pronar i kompanisë “Bajrami N” dhe biznesmen i njohur fushën e ndërtimit në Elbasan, i cili ka fituar një sërë tenderash nga institucionet publike.

Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe tek Marenglen Çoku, administrator i ekipit të Futbollit të Elbasanit, i cili është dhe pronar i kompanisë “ÇOKU M & E”.

Të njëjtat burime konfirmojnë se oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle dhe në banesën e drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan, Luan Tabaku.

Nga bisedat në SkyECC dyshohet se biznesmenët ndaj të cilëve pati kontroll kanë bashkëpunuar me Çelën ndërsa Prokuroria e Posaçme po heton edhe tendera publikë që dyshohet se janë përfituar nga krimi i organizuar përmes personave të tretë. 

ME TE LEXUARAT