Bardhi dhe Tayna i japin fund miqësisë së tyre?
Kohët e fundit janë vënë re disa veprime të dyshimta në profilin zyrtar të Instagramit të këngëtares së njohur, Tayna.
Ndërkohë që ka zhdukur cdo postim nga profili i saj, mesa duket këngëtarja ka vendosur të largojë edhe disa nga miqtë e saj, me të cilët ka bashkëpunuar për disa projekte të ndryshme muzikore.
Mesa duket një nga bashkëpunorët që ajo ka vendosur ta largojë përfundimisht nga rrjetet sociale është Bardhi, me të cilin vetëm disa muaj më parë publikoi projektin muzikor, “Unaza”.
Gjithashtu përflitet se Tayna është larguar nga kompania e menaxhimit.
Nuk është ende e qartë se cila është arsyeja e këtyre veprimeve të dyshimta të këngëtares por disa fansa pretendojnë se ajo po përgatitet për prurje të reja muzikore.