“Bad spin4”, 8 të arrestuar në Tiranë për vendosje bastesh

Aktualitet

“Bad spin4”, 8 të arrestuar në Tiranë për

Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar “Bad spin 4”, në të cilin u arrestuan 8 persona.

Sipas një njoftimi zyrtar, gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 8 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:


K., A. Ll., A. Zh., L. M., A. C., E. A., A. K., dhe A. Q., të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. D., dhe A. Z.

Policia njoftoi se ka sekuestruar 11 aparate celulare dhe 5 njësi kompjuterike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion