“Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë në familje: Mami gjeti tezen të vrarë në lumë

Aktualitet

“Babi ra në burg”, Esmeralda rrëfen tragjedinë

Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”, Esmeralda ka rrëfyer kalvarin e dhimbshëm të familjes së saj, kur rreziku i shitjes së shtëpisë për shkak të sëmundjes së të vëllait u pasua nga arrestimi i të atit në Greqi.

Gjatë muajve që kryefamiljari vuante dënimin në burg, nënës së saj iu desh të përballej plotësisht e vetme me një goditje akoma më të rëndë.

Pas një muaji kërkimesh dëshpëruese, ajo identifikoi trupin e pajetë të motrës së saj, e cila u gjet e vrarë dhe e mbytur në lumë. Vdekja e tezes së Esmeraldës mbetet edhe sot e kësaj dite një enigmë e pazbuluar, duke lënë pas një plagë të hapur dhe një sekret të madh.

Esmeralda: Në periudhën kur vëllai i madh, Apostoli ka qenë i vogël, mami jetonte në shtëpi me dy vëllezërit e mi, kurse babi ishte duke emigruar në Greqi. Ajo ishte e ardhura jonë e shtëpisë. Në atë kohë vëllai kishte një sëmundje të quajtur, astmë. Ishte një gjë shumë e keqe për familjen tonë, sepse nuk e prisnim. Në atë kohë unë akoma nuk kisha ardhur në jetë dhe ekonominë e kishim shumë të dobët, saqë babi detyrohet që të nxjerrë shtëpinë në shitje, nga vuajtjet që mami bënte me vëllain lart e poshtë nëpër spitale. Na ndihmon dikush me para, për shërimin e vëllait dhe nuk e shitëm shtëpinë, falë atij personi. Siç e thashë babi punonte në Greqi dhe i bëjnë një kallëzim që ishte pa letra dhe futet në burg për gjashtë muaj. Gjatë kësaj kohe mami kishte humbur motrën e saj…

Ardit Gjebrea: Gjatë kësaj kohe që babi ishte në burg ndodh një fatkeqësi me tezen tënde, çfarë ndodhi?!

Esmeralda: Ishte e humbur dhe ishte në kërkim. Pas një muajsh kërkime tezja gjendet dhe mamit i vjen lajmi që duhet të shkonte të konfirmonte nëse është ajo apo, jo. Ishte e vrarë, e mbytur në lumë. Për mamin ishte një dhimbje shumë e madhe, sepse burrin e saj e kishte në burg prej gjashtë muajsh, kurse motrën e saj të sapo humbur, që po e kërkonin ta gjenin shëndoshë e mirë, për fat të keq jo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion