Babai abuzoi me vajzën 12-vjeçare në Patos, nëna mes lotësh: Kjo histori vazhdon prej vitesh...!

Aktualitet

Babai abuzoi me vajzën 12-vjeçare në Patos, nëna mes

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin, Sheqishtë në Patos, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj.

Nëna e vajzës, duke folur për mediat është shprehur se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe ka shkuar te fqinjët pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.

Gruaja 30-vjeçare ka treguar se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare dhe kishte sjellje agresive, por nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.

“Jam nënë e 7 fëmijëve. Mbrëmë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në orën 04:00 më njofton vajza e dytë që ka ikur vajza e madhe nga shtëpia. U ngrita dhe nuk e gjeta vajzën, njoftova policinë.

Policia e gjeti vajzën, ajo kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Kur shkova në polici mora vesh çfarë i kishte bërë babai. Goca nuk më fliste fare, ishte e acaruar, zihej me vëllezërit dhe motrën. Vajza kaloi në depresion sa u detyrua u largua nga banesa.

Vajza kishte deklaruar që e kishte përdhunuar edhe më parë, që 5 vjeç. Unë nuk dija gjë, kur e mora vesh më ra si bombë.

Vajzën e kanë çuar në Tiranë tani për rehabilitim. Të kalbet në burg, të marrë dënimin e merituar. Unë do bëhem një nënë e fortë për fëmijët e mi”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion