Babai iu vra sot, Roan Brahimi dyshohet për vrasjen e Gentjan Bejtjes me kallashnikov në Fushë Krujë

Aktualitet

Babai iu vra sot, Roan Brahimi dyshohet për vrasjen e Gentjan Bejtjes me

Babai i Gjovalin Prendit (i vrare mbremjen e sotme ne Lezhe), Roan Brahimi, dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës.

Persona që u përfshinë në vrajën e Bejtjes dyshohet se ishin njerëzit e Brahimit, sipas informacioneve policore.

Për ngjarjen, u vunë në pranga Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiu, si dhe u shpall në kërkim Flodian Plaku.

Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15 marsit. 

Më herët ai i kishte shpëtuar disa atentateve po kurrë nuk bashkëpunoi me autoritetet për të treguar se kush e donte të vdekur.

Më 4 Korrik 2023, po në të njëjtin vend dhe me të njëjtin mekanizëm, atij iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, dhe iu plagosën 2 djemtë e tij.

Roan Brahimi alias Sidorel Prendi ishte djali i Gjovalin Prendit, i cili u ekzekutua sot në Lezhë.

ME TE LEXUARAT