“Babai i Martinit po ‘bombardohet’ si po trajtohet ngjarja”, avokati tregon gjendjen e familjes së 14-vjeçarit

Aktualitet
“Babai i Martinit po ‘bombardohet’ si po trajtohet

Avokati Redi Ramaj ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku tregoi gjendjen emocionale që po kalon familja e Martin Canit, i cili u vra me thikë 10 ditë më parë.

Ai u shpreh se familja e 14-vjeçarit është në gjendje të kuptueshme pasi kanë humbur djalin e tyre, ndërsa shtoi se po bombardohen nga fakte të ndryshme për ngjarjen e rëndë.

“Familja është në një gjendje të kuptueshme normale. Ka humbur një fëmijë 14 vjeç, të cilin e kishin çuar në shkollë për të marrë dije. I ati i Martinit është njeri i fortë, por po ‘bombardohet’ se si shkolla, policia e ka trajtuar këtë ngjarje deri më sot.

Të tjera fakte dalin dhe u thuhet familjarëve dhe të tjera thotë policisë.”, u shpreh ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion