“Babai i fëmijës me aftësi të kufizuara u dhunua deri në humbje të vetëdijes”/ Aktivistja: Turp, kryeministri…

Aktualitet

“Babai i fëmijës me aftësi të kufizuara u dhunua deri

Një nga protestueset denoncoi dhunën e paprecedentë të policisë ndaj babait të një fëmije me aftësi të kufizuara para Parlamentit.

Ajo tha se ai protestoi sepse i duhet të shkojë në Francë për të kuruar të birin dhe se nuk merrte pagesën e kujdestarisë deri sot, kur qeveria miratoi këtë pagesë.

“Nëse një baba ka indinjatë se nuk ka ushqim për fëmijën e tij, nëse ka indinjatë se duhet ta kurojë fëmijën në Francë, si mund të mos e kuptojmë?

Policia e ka goditur deri në humbje të vetëdijes. Kryeministri vetën sot që Altii u dhunua miratoi pagesën për kujdestarët e njerëzve me aftësi të kufizuara.

Turp kryeministër, bashkë me deputetët që rrini aty”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion