Autoshkollat: Do rrisim çmimet, jemi goditur nga shtrenjtimi i karburanteve

Aktualitet

Autoshkollat: Do rrisim çmimet, jemi goditur nga shtrenjtimi i

Rritja e çmimit të karburantit, si pasojë e tensioneve dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, po ndikon drejtpërdrejt te bizneset që e kanë naftën si lëndë bazë pune, mes tyre edhe autoshkollat.

Operatorët e këtij sektori në Elbasan paralajmërojnë se nëse situata vazhdon, mund të ketë rritje të çmimeve për marrjen e patentës, si dhe rrezik për paralizim të aktivitetit.

Drejtuesi i një autoshkolle në Elbasan, Qani Xhafa, u shpreh se sektori po përballet me vështirësi serioze nga rritja e çmimit të naftës dhe kërkoi ndërhyrje nga qeveria.

“Sektori i autoshkollave do të paralizohet nga rritja e këtij çmimi. I bëj thirrje qeverisë të marrë masa, qoftë me heqjen e përkohshme të taksave mbi litrin e naftës apo me forma të tjera kompensimi, siç është vepruar me transportin publik apo bujqësinë,” tha ai.

Sipas përfaqësuesve të autoshkollave, alternativat si përdorimi i mjeteve elektrike apo me gaz nuk konsiderohen praktike për kursantët e rinj, çka e bën më të vështirë përballimin e situatës.

Ata shtojnë se aktualisht po vijojnë punën me të njëjtat tarifa, pavarësisht kostove në rritje, duke ulur ndjeshëm fitimet dhe duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e aktivitetit në muajt në vijim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion