Autoshkollat ankohen për naftën, Shoqata: Përgatitja e kandidatëve më e cunguar, protestojmë më 1 maj

Aktualitet

Autoshkollat ankohen për naftën, Shoqata: Përgatitja e

Autoshkollat ngrenë shqetësimin për rritjen e çmimit të naftës, duke thënë se kostot e larta po rëndojnë aktivitetin dhe po dëmtojnë përgatitjen e kandidatëve. Kryetari i Shoqatës së Autoshkollave, Tonin Gjini, thotë se rritja e çmimit ka sjellë shpenzime të papërballueshme për sektorin.

“Nëse e furnizonim një automjet me 160 lekë për litër, tani është 202 lekë. Imagjinoni se rritja shkon 50 deri në 70 lekë për litër dhe në 50 litra karburant i bie të paguash 3 mijë lekë më shumë sesa përpara luftës. Kjo pjesë dëmton përgatitjen e kandidatëve, sepse çmimi është po ai që ka qenë, por kostot tona tepër të larta por përgatitja më e mangut më e cunguar”, tha Gjini.

Përfaqësuesit e autoshkollave kërkojnë ndërhyrje të shtetit për të frenuar abuzimet dhe për të mbështetur bizneset e sektorit.

“Ne luftën nuk e ndalim dot, por shteti duhet të jetë rregullator duhet ta paguajë biznesin dhe përvec stresit të përditshëm kemi stresin e rritjes së çmimeve të abuzimeve dhe jemi në situatë kaotike”, shtoi ai.

Përballë kësaj situate, shoqatat paralajmërojnë protestë, duke bërë thirrje për bashkim në 1 maj. “Unë do bëja një thirrje në emër të federatës transportit dhe telekomunikacionit të shqipërisë që në 1 maj të na bashkohen te piramida për tu zhvendosur tek kryeminsitria për të protesuar përvec kushteve të punës edhe për këto probleme”, përfundoi Gjini. /Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion