“Audi” përplas burrin me karrocë në Maliq, shoferi braktis mjetin dhe “ia mbath”

Aktualitet

“Audi” përplas burrin me karrocë në Maliq, shoferi

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte, rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Zvezdë-Gollobërdë”, pranë urës të fshatit Zvezdë në Maliq.

Autoritetet policore raportojnë se një automjet tip “Audi”, ka përplasur një karrocë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i karrocës, shtetasi F. D., rreth 61 vjeç, banues në Zëmblak.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Korçës bën me dije se po kryhen veprimet e mëtejshme për identifikimin dhe kapjen e shoferit të “Audit”. Gjithashtu, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion