Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

Aktualitet

Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe

Deputetja socialiste, Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja, ka reaguar lidhur me dhunën policore të ushtruar ndaj protestuesve ditën e sotme para Parlamentit.

Koçeku shkruan se e ka ndjekur me shqetësim këtë situatë dhe akuzon qeverinë se e vetmja gjë që mund të ofrojë është dhuna sepse nuk ka argumente bindëse. Deputetja deklaron se nëse shohim historinë asnjë pushtet nuk e ka zgjatur qëndrimin e tij në momentin që dhunon qytetarët.

“Kam ndjekë me shqetësim sot dhunën policore të ushtrueme mbi protestuesit. Më vjen keq që i vetmi komunikim dhe mesazh politik që ky pushtet mundet me u ofru protestuesve asht dhuna.

Kur argumentet i mbarojnë nji shteti, mbesin vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmja e policit. Por asnji pushtet nuk e ka zgjatë jetën e vet tu i goditë qytetarët që kërkojnë me u dëgjue. Merrni datat ma kyçe të historisë dhe do shihni se këtë e kena dëshmue çdo herë.

Nji shtet që zgjedh me iu përgjigjë pakënaqësisë qytetare me dhunë, nuk po demonstron forcë; po demonstron pafuqinë e vet për me bindë”, shkruan ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion