Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktori i njohur

Aktualitet

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktori i njohur

Piktori i njohur Ali Oseku është ndarë nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga galeria FAB përmes një postimi në rrjete sociale.

Ali Oseku lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaroi në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai menjëherë u kthye në një figurë tërheqëse në skenën e artit shqiptar të fillimviteve ’70, duke sjellë një frymë të re në skenografitë e shfaqjeve që ai do të projektonte, si dhe një nerv artistik të veçantë në krijimet që solli nëpërmjet pikturës së tij.

Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979.

Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve ’90, u bë një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase

ME TE LEXUARAT