Artan Hoxha zbradh të shkuarën e errët të fisit Sinomati/ Atentati me tritol dhe zhdukja e 16 personave

Aktualitet

Artan Hoxha zbradh të shkuarën e errët të fisit Sinomati/

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar të shkuarën e errët të fisit Sinomati.

 

Gazetari ka treguar se ekzekutimi i 22 vjeçarit Gëzim Sinomati mbrëmjen e kaluar në Vlorë ka lidhje me konfliktet e babait të tij të burgosur Sokol Sinomati.

 

Hoxha zbulon se kundërshtarët e të atit të Gëzimit, Sokol Sinomatit, i dërguan një mesazh kërcënues duke i vendosur një sasi të madhe eksplozivi në automjetin e familjes në 3 janar të vitit 2022.

 

Tritoli u vendos për t’i përcjellë një mesazh Sokol Sinomatit i njohur me nofkën buzëderri.

 

Mjetin që u hodh në erë mbrëmjen e 3 janarit 2022, të afërmit e Sokol Sinomatit, e përdornin kryesisht për të lëvizur nënën e tij në moshë të madhe. Në momentin e shpërthimit mjeti ndodhej i parkuar jashtë garazhit të banesës pasi aty po bëheshin punime.

 

Automjeti i përkiste me letra, shtetasit Benard Sinomataj, vëllai i Sokol Sinomataj, një personazh që prej vitesh është jashtë shtetit por ndaj tij dhe grupit të tij ka pasur një seri ngjarjes.

 

Hoxha tregon se deri në ngjarjen e mbrëmshme ka pasur tre të vrarë, ndërkohë nuk përfshihen në këtë bilanc një pjesë e 16 personave të zhdukur në vitin 2016.

 

“Ngjarja e fundit para se të ndodhte vrasja e mbrëmshme me snajper ndaj Gëzim Sinomatit, ka ndodhur më 3 janar 2022.

 

Kundërshtarët e Sokol Sinomatit, i njohur me nofkën “Buzderri”, i dërguan një mesazh kërcënues duke i vendosur një sasi të madhe eksplozivi në automjetin e familjes. Ndërsa mbrëmë, ata mundën të ekzekutonin me snajper të birin e tij 22 vjeçar.

 

Mjetin që u hodh në erë mbrëmjen e 3 janarit 2022, të afërmit e Sokol Sinomatit, e përdornin kryesisht për të lëvizur nënën e tij në moshë të madhe.

 

Në momentin e shpërthimit mjeti ndodhej i parkuar jashtë garazhit të banesës pasi aty po bëheshin punime.

 

Për këtë shkak nuk ka pasur as njerëz në banesë.

 

Ndërkohë Sokol Sinomati ndodhej i arrestuar në burgun e Brukselit në Belgjike.

 

Automjeti i përkiste me letra, shtetasit Benard Sinomataj, vëllai i Sokol Sinomataj, një personazh që prej vitesh është jashtë shtetit por ndaj tij dhe grupit të tij ka pasur një seri ngjarjesh. Deri në ngjarjen e mbrëmshme ka pasur tre të vrarë, ndërkohë nuk përfshihen në këtë bilanc një pjesë e 16 personave të zhdukur në vitin 2016.

 

Vetë pjesëtarët e familjes kishin marrë masa kundrejt ngjarjeve të ndodhura në Vlorë. Meqë janë duke u bërë punime familjarët nuk kanë qenë aty dhe makina për këtë arsye është parkuar në pjesën e jashtme deri në përfundim të punimeve. Objektivi i shpërthimit nuk ka qenë ndonjë person konkret, por dhënia e një mesazhi për familjarët e Sokol Sinomataj.

 

Autorët e këtij sulmi me eksploziv nuk u zbuluan kurrë dhe tashmë pas dy vitesh kemi viktimën e radhës, vrasjen e djalit të Sokol Sinomatit, Gëzimit, i cili mbante emrin e xhaxhait të vrarë më 1997-ën”, shkruan Hoxha.

ME TE LEXUARAT