Arrestohet me urdhër të SPAK, Safet Bajri, RENEA e sjell në Tiranë
Lajmifundit
/
21 Shkurt 2025, 12:52
Aktualitet

Policia ka arrestuar të fortin e Shkodrës Safet Bajri.
Arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO, ndërsa Bajri po transferohet në këto momente drejt Tiranës.
Dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e Safet Bajrit në Shkodër.
Mësohet se ai është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë.
Pas ndalimit ne Shkoder, Bajri eshte transportuar me mjetet e repartit RENEA ne drejtim te Tiranes ku pritet ti nenshtrohet procedurave te hetimit.


