Arrestohet “heroi” që shpëtoi të moshuarit nga djali që i vuri flakën shtëpisë, dhunoi xhaxhanë gjatë debatit

Aktualitet

Arrestohet “heroi” që shpëtoi të moshuarit nga djali

Romeo Mersini, 29-vjeçari që shpëtoi çiftin e të moshuarve disa javë më parë nga flakët në Fier është vënë në prangat e policisë.

Mersini është konfliktuar me xhaxhanë e tij për motive të dobëta dhe debati ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta nga ana e 29 vjeçarit.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe vëllai i tij me iniciale M. Mersini, 32 vjeç pasi ka goditur me sende të forta Romeon.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllanë e tij, shtetasin R. M.”, njofton policia.

Kujtojmë që pak ditë më parë në një banesë në lagjen “15 Tetori” u përfshi nga flakët ndërsa brenda ishin dhe një çift të moshuarish. Ishte djali i të moshuarve që i vuri flakën shtëpisë me qëllim vrasjen e prindërve të tij.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi “Shtrim të detyruar në spitalin psikiatrik” për 42-vjeçarin Altjon Sulejmanaj, i arrestuar  pasi tentoi të vriste prindërit e tij të moshuar, Shaqir dhe Selfixhe Sulejmanaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion