Arrestohet hajduti i biçikletave në Tiranë, i filmuar nga kamerat e sigurisë

Aktualitet

Arrestohet hajduti i biçikletave në Tiranë, i filmuar nga

Policia e Tiranës ka arrestuar një hajdut, për të cilën është dokumentuar me prova ligjore se ka grabitur disa biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mountain bike” është vënë në pranga shtetasi H. P., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se kanë sekuestruar një biçikletë e dyshuar e vjedhur së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.

Ai i është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grabitur biçikleta.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion