Arrestohet Eduart Afmataj, autori i vrasjes në Nikël, ja momentet kur shoqërohet me pranga në duar

Aktualitet

Arrestohet Eduart Afmataj, autori i vrasjes në Nikël, ja momentet kur

Policia e Krujës ka vënë në pranga 33-vjeçarin Eduart Afmataj, i cili një ditë më parë pas një konflikti vrau me armë zjarri Artur Cungun.

Arrestimi i autorit u bë në vendin e quajtur “Bruz-Mal”.

Njoftimi:

Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se vrau me armë 48-vjeçarin, dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kontrolleve të shumta me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur “Bruz-Mal” dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon.

Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion