Arrestohet 46-vjecari në Vlorë, kërcënoi me cifte gruan dhe dy vajzat

Aktualitet

Arrestohet 46-vjecari në Vlorë, kërcënoi me cifte gruan dhe

Një 46-vjeçar në Vlorë u arrestua pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, ndërsa më pas ka tentuar të arratiset.

Shtetasi Sh. Xh. ka kanosur familjaret e tij me një armë gjahu çifte, por më pas është arrestuar nga autoritetet teksa po përpiqej të largohej nga banesa me një motoçikletë.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale, në familje.

Kanosi për jetën, me armë gjahu (çifte), bashkëshorten e tij dhe dy vajzat e tyre, kapet në flagrancë nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në tentativë për t’u larguar me motoçikletë, 46-vjeçari.

Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) dhe motoçikleta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion