Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali, si e pikasi policia dhe iu vu këmba-këmbës

Aktualitet

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali, si e pikasi policia dhe iu

Karabinierët në Venecia, të Italisë arrestuan një 24-vjeçar shqiptar, i cili më herët rezultoi se kishte qenë i dënuar për trafik droge.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, me vendbanim në Noalen, vëzhgohej prej ditësh nga policia, pasi ai lëvizte në orët e vona duke mos respektuar kështu orën policore.

Ditën e djeshme pasi e ndoqën shqiptarin gjatë gjithë ditës ata vendosën që ta arrestonin, por ai tentoi të arratisej, shkruajnë mediet e huaja.

Ndjekja vazhdoi në rrugët e qytetit, derisa shqiptari, më pas vendosi të ngjitej mbi murin e një kantieri ndërtimit. Në këtë kantier ai e futi vetën në kurth, pasi punëtorët e ndërtimit ndihmuan në bllokimin dhe arrestimin e tij.

Pas kontrollit që iu bë shtëpisë së shqiptarit u gjet dhe sekuestrua 70 gram kokainë, e paketuar dhe gati për shitje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion