Arrestohen dy të rinj në Tiranë, lëviznin me pistoletë me silenciator në automjet

Aktualitet

Arrestohen dy të rinj në Tiranë, lëviznin me pistoletë

Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia në kryeqytet, teksa u kapën duke lëvizur me një pistoletë me silenciator në mjetin e tij.

Sipas uniformave blu bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, në zonën e Vorës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Gjatë operacionit, në Laknas, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. M. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me 1 krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. K., 25 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale;

O. M., 21 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT