Arrestohen 7 persona dhe dy të tjerë shpallen në kërkim, reagon policia

Aktualitet

Arrestohen 7 persona dhe dy të tjerë shpallen në kërkim,

Të paktën 7 persona kanë rënë në pranga, të dyshuar për akuza të ndryshme. Blutë njoftojnë se ka rënë në pranga një 32-vjeçar nga Tirana, i akuzuar për "Dhunë në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Blutë bëjnë me dije se është arrestuar edje një 44-vjeçar, i cili në bashkëpunim, ka kryer një vjedhje. Policia ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij. Arrestohet 36-vjeçari nga Kavaja, i cili përplasi për vdekje një ditë më parë një 65-vjeçar. Mësohet se kanë rënë ën pranga për drejtim të makinës në gjendje të dehur tre të rinj, përkatësisht, 28, 38 dhe 37 vjeç. Gjithashtu, është arrestuar edhe një 32-vjeçar, pasi në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Y. A., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 44 vjeç, si  dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve F. H dhe E. L., pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur disa dritare alumini në magazinën në pronësi të shtetasit A. B.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

S. Xh., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme në Kavajë ka aksidentuar shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë ;

R. K., 28 vjeç, S. H., 38 vjeç dhe M. Ç., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ; S. V., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion