Arratisja e Altin Ndocit, ministri Lamallari: Drejtori nuk njoftoi drejtorinë e Burgjeve për vizitën

Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, ministri Lamallari: Drejtori nuk njoftoi

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari në një konferencë për mediat komentoi arratisjen e Altin Ndocit, për të cilin ende nuk ka asnjë gjurmë.

Lamallari tha se masat ishin të menjëhershme, me shkarkimin e drejtorit të Burgut dhe gjithë zinxhirit komandues. Lamallari tha se i ka kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, rritje të hetimeve proaktive në të gjithë burgjet për të shmangur situata të ngjashme.

“Reagimi i ministrisë ishte i shpejtë, duke nisur nga pezullimi i zinxhirit përgjegjës dhe duke i vënë në dispozicion të hetimit penal, u shkarkua drejtori i burgut, por duke bërë me këtë rast edhe transferimin të dënuarve në burgje më siguri më të lartë. Krahas këtyre masave, i kam kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve, rritje të hetimeve proaktive në të gjithë burgjet për të shmangur situata të ngjashme, apo edhe evidentimin e paligjshmërive që kanë të bëjnë me futjen e sendeve të paligjshme. Kjo kërkon masa më të gjera se një rast konkret.

Këto vizita nuk ishin njoftuar as në drejtorinë e burgjeve, kjo ka qenë arsyeja pse kam marrë vendimin për shkarkimin e drejtorit i kam kërkuar Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve të jenë të pranishëm në çdo IEVP, për të garantuar evidentimin e këtyre situatave, është raport që po përgatitet. Ka informacione ditore që përcillen nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve”, tha Lamallari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion