Arratisja e Altin Ndocit, burgos 3 zyrtarë/ Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë…

Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, burgos 3 zyrtarë/ Gjykata e Durrësit jep

Tetë zyrtarët e arrestuar pas arratisjes më 13 janar 2026, të Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit janë paraqitur para gjykatës, ku janë njohur me masat e sigurisë.

Prokuroria e qytetit bregdetar kishte kërkuar arrest me burg për të gjithë 8 zyrtarët, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, por gjykata vendosi të tregojë më shumë butësi.

Gjykata vendosi të lërë në burg zv/ shefin e Policisë së Burgut, Dezdemon Pazaj, si dhe dy prej efektivëve që e shoqëronin atë ditë, konkretisht Sali Feçollarin dhe Fatjon Baçin.

Ndërkohë, në arrest shtëpie gjenden specialistja e informacionit, Violeta Uka, dhe kryeinfermier i repartit infektiv, Aulon Çuku.

Ndaj tre gardianëve të tjerë — Arianit Cela, Preng Marvataj dhe Dorjan Saraçi — Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Po ashtu, në kuadër të kësaj çështjeje, më 16 janar u arrestua edhe ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, ndërsa për mjeken e burgut, Ylfete Sema, e cila kishte rekomanduar vizitën e Ndocit në spital, u vendos arrest shtëpie.

Altin Ndoci u arratis nga Spitali i Durrësit mesditën e 13 janarit, duke shpëtuar nga gardianët që e shoqëronin. Ai doli me vrap nga ambientet e spitalit dhe u drejtua drejt parkimit, ku e priste një makinë luksoze Audi, me të cilën u largua drejt Spitallës, ku humbi dhe gjurmët.

Prokuroria e qytetit bregdetar vijon hetimet lidhur me shkeljen e procedurave të protokollit të sigurisë gjatë transportimit të tij nga burgu në spital, si dhe takimet e tij të fundit në burg, ku dyshohet se është ideuar arratisja.

Altin Ndoci është arrestuar nga SPAK në Tiranë në vitin 2020 gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, i akuzuar për vrasje me pagesë, grabitje dhe trafik droge për llogari të klanit Copja/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion