Arratisja e Ahmetaj/ A ka pasur informacion për kërkesën e SPAK? Ish-kryeprokurorja zbardh prapaskenat

Aktualitet

Arratisja e Ahmetaj/ A ka pasur informacion për kërkesën e SPAK?

Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj duke folur në ‘A Show’, ka folur edhe për çështjen e Arben Ahmetajt.

Imeraj deklaroi se çdo kush mund të zgjedhë së si të mbrohet, duke qenë i pranishëm ose në mungesë.

‘Në rastin e Arben Ahmetajt, nuk kemi dijeni që të ketë pasur një informacion konkret që një kërkesë e tillë po zhvillohet, nuk mund të paragjykoj. Parë në vështrimin e një juristi, çdo individ zgjedh mënyrën se si të mbrohet. Dikush mbrohet në mungesë, e dikush i pranishëm.

Mungesa e Ahmetajt, qoftë edhe me një masë sigurimi personal, siç është ajo me të cilën kërkohet dhe është e domosdoshmja në rastin konkret, nuk është se pengon hetimin.

Provat mund të sigurohen, hetimi vazhdon dhe çështja shkon për gjykim me akuza të qarta’, tha Elisabeta Imeraj.

ME TE LEXUARAT