Arqidioqeza Metropolitane pas vdekjes të Simon Kullit :Tre ditë meshë për nder të Ipeshkvit të Vaut të Dejës

Aktualitet

Arqidioqeza Metropolitane  pas vdekjes të Simon Kullit :Tre ditë

Arqidioqeza Metropolitane Tirane-Durrës ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Simon Kullit. Sipas njoftimi, arqidioqeza fton besimtarët katolikë për “Meshën e Shenjtë”, 3 ditë rresht për nder të Ipeshkvit të Vaut të Dejës.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta e Imzot Simon Kullit, Ipeshkvit të Sapës. Zoti e thirri pranë Vetës shërbëtorin e tij besnik, i cili me përkushtim, urtësi dhe dashuri i shërbyer Kishës dhe popullit të vet.

Lutemi për Kishën në Shqipëri, në mënyrë të veçantë për Dioqezën e Sapës. Arqipeshkvi ynë na fton që ta kujtojmë dhe të lutemi për shpirtin e tij gjatë Meshës së Shenjtë për tre ditë rresht. Zoti i dhuroftë pushim të pasosur dhe dritë të amshuar! U prehtë në paqe.”, shkruhej në njoftim.

ME TE LEXUARAT