Armë zjarri dhe municion luftarak brenda “BMW”-së, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Armë zjarri dhe municion luftarak brenda “BMW”-së,

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi mbante armë zjarri në automjetin e tij.

Në pranga ra M. N., 24 vjeç.  Në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “BMW” që ai drejtonte, në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur një çantë supi ku 24-vjeçari mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia thotë se gjatë kontrolleve të befasishme, janë verifikuar dhe kontrolluar dhjetëra shtetas dhe automjete. Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion