Armë e heroinë në lokal, arrestohen babë e bir në Korçë

Aktualitet

Armë e heroinë në lokal, arrestohen babë e bir në

KORÇË
Vihen në pranga babë e bir në Korçë, pasi në lokalin e tyre u zbulua një armë zjarri, krëhër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Parandalimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve I. L., 43 vjeç dhe djalit të tij A. L., 25 vjeç, banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasit e mësipërm, posedonin armë pa leje dhe ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në lokalin në përdorim prej tyre në lagjen nr. 15, Korçë, ku u gjet një armë zjarri tip automatik (me fishekë në fole), një krëhër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë.


Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të ushtruar në banesën e tyre, u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion