Apeli i GJKKO-së lë në burg shefin e Rrugores Roven Zeka, ndërron masa e sigurisë për Sokol Novakun

Aktualitet

Apeli i GJKKO-së lë në burg shefin e Rrugores Roven Zeka,

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Shefin e e Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka.

Sakaq, Apeli i GJKKO-së la lehtësuar masën për shefin e Sektorit të Aksidenteve Sokol Novakun, i cili është lënë në “arrest shtëpie” për shkak të rrethanave familjarë lehtësuese. Vendimi për dy eksponentët e Policisë së Shtetit u dha nga gjyqtari Eugert Pëllumbi.

Kujtojmë që Roven Zeka, në cilësinë shef i Qarkullimit Rrugor Tiranë u arrestua më urdhër të SPAK dhe u la në burg me vendim të GJKKO pasi në bashkëpunim me shefin e Sektorit të Aksidenteve Sokol Novakun dhe oficerin e Policisë Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit Edison Tabakun, janë përfshirë në një skemë korruptive teksa i kanë kërkuar familjes së shtetases Anisa Vironi, 2 mijë euro me qëllim fshehjen e një aksidenti dhe mosarrestimin e kësaj të fundit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion