Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezit

Aktualitet

Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, Apeli i GJKKO rrëzon

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros së pasurive. Në këtë mënyrë Apeli I GJKKO ka lënë në fuqi vendimin

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 16.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13, datë 07.01.2026 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.M. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 662 akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen e sekuestros preventive”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 662 Akti, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pasuritë janë sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën “Partizani”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion