“Apel shoferëve…”/ Aksi Librazhd-Përrenjat zhbllokohet pas rreth 8 orësh, policia: Qarkullimi i lirë në të dy kahet

Aktualitet

“Apel shoferëve…”/ Aksi Librazhd-Përrenjat

Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë se aktualisht rruga është hapur dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht në të dyja kahet e lëvizjes.

Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat janë prezente në të gjithë gjatësinë e aksit, me qëllim monitorimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.

Për shkak të fluksit të shtuar, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për kujdes gjatë qarkullimit, qëndrimin në radhë dhe respektimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në rast nevoje, apo për të denoncuar shkeljet e rregullave të qarkullimit që sjellin për pasojë ngadalësim apo bllokim të lëvizjes, telefononi në 112 dhe kontaktoni shërbimet e Policisë që janë në detyrë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion